E enjte, 16 Janar, 2025

Marina Vjollca flet për herë të parë, për krizën në marrëdhënien me Getoar Selimin

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptarë.

Kohët e fundit është përfolur për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Moderatorja e njohur, ka qenë e ftuar sëfundmi në podcatin e Alketa Vejsiut. Mes karrierës, mëmësisë, projekteve dhe bizneseve të suksesshme Alketa e ka pyetur Marinën edhe për marrëdhënien e saj me reperin e njohur nga Kosova.

“A ka furtuna në çiftin tuaj?”– është pyetja e Alketës për Marinën.

“Do të gënjeja nëse do të thoja jo.”– ndërsa bukuroshja e ekranit ka shpjeguar se gjithçka ka mundur t’i zgjidhë teksa thekson se asnjëherë problemet e saj s’ka dashur t’i diskutojë me persona jashtë familjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit