E premte, 17 Janar, 2025

Vrau aksidentalisht kushëririn, arrestohet 43-vjeçari në Bulqizë

Policia e Dibrës njoftoi sot arrestimin e 43-vjeçarit Flamur Kamberi, i cili akuzohet se një ditë më parë vrau aksidentalisht me armë gjahu kushëririn e tij në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël të Bulqizës.

3 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë. Viktima, 36-vjeçari Vasil Kamberi, fillimisht u plagos, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Policia tha se u sekuestuan 4 armë gjahu, 2 gëzhoja, 22 fishekë dhe 4 celularë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit