E shtunë, 18 Janar, 2025

Situata dimërore, prefekti Shehu: thuajse të gjithë fshatrat janë hapur

Të premten u bënë 6 ditë nga reshjet e dëborës të fundjavës së kaluar, por ka ende fshatra në Qarkun e Dibrës të cilët janë ende të bllokuar.

Por Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata është drejt normalizimit të plotë dhe se po punohet për hapjen e rrugëve rurale në fshatrat e fundit në Bashkitë Dibër, Bulqizë dhe Klos.

Sipas Shehut, të gjitha rrugët nacionale të qarkut Dibër janë të hapura dhe kalimi në to bëhet paprobleme.

Po ashtu, sipas tij, mësimi ka nisur në të gjitha shkollat e qarkut.

Një ditë më parë janë bllokuar në Selishtë të Dibrës një grup të rinjsh që kishin shkuar me automjetet e tyre, por pas ndërhyrjes së mjeteve të bashkisë është bërë e mundur që të dalin e të rikthehen në banesat e tyre.

Me gjithë uljen e ndjeshme të temperaturave, prefekti Shehu tha gjithashtu se nuk ka patur probleme sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm në asnjë nga Bashkitë e Qarkut Dibër.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit