Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Marinaj ka qëndruar për rreth 1 orë në SPAK, ndërsa nuk ka preferuar të japë një deklaratë për mediat.
Pasi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, Marinaj është sulmuar me fjalët “hajdut, hajdut” nga mbështetës së kryedemokratit Sali Berisha, të cilët janë mbledhur në kuadër të paraqitjes së këtij të fundit në SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”