E hënë, 20 Janar, 2025

“Vegla të diktaturës”/ Berisha zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, kreu i PD zbulon ‘kartolinën” që i ka lënë prokurorëve të SPAK!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u paraqit ditën e sotme ne SPAK duke zbatuar masën detyrim paraqitje, ka zbuluar kartolinën që u la prokurorëve të posaçëm.

Sali Berisha: Altin Lala që është i birësuar nga Ymer Lala, i kishte dhënë urdhër OPGj-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje. Firmosa dy procesverbale, u thashë pa firmosur vërejtje pa ia paraqitur qytetarëve nuk mund të dal nga SPAK. E kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakësh, Çfarë po bëni ju, asgjë s’po bëni.

Kartolinën e mëngjesit që u dërgova SPAK:

Ju lutem organizata kriminale e SPAK e kryesuar nga Altin Lala do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktuarës, do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit