E martë, 21 Janar, 2025

Acari mban të mbërthyer Bulqizën

Prej më shumë se një jave zona e Bulqizës është në prani të acarit për shkak se temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Ndonëse rrugët janë të kalueshme, gjatë natës ka prani të akullit për shkak se temperatura ka zbritur deri në minus 10 gradë Celsius.

Për shkak të erës së fortë dhe lagështisë, pemët mbulohen nga akulli i bardhë që jep pamjen e dëborës.

Ky fenomen është nga Qafa e Buallit deri në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës, duke qenë se gjatë ditës nuk ka prani as të diellit.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor përballen me prani të akullit gjatë orëve të natës.

Edhe pse rruga është kriposur, ngrica është e pashmangshme si rezultat i fenomenit të krijimit të akullit si rezultat i fenomeneve atmosferike.Në pamje të parë duket se ka patur reshje dëbore, por ato janë ndërprerë që në fillim të javës së kaluar, e gjithë pamja krijohet si rezultat i pranisë së lagështirës dhe erës së ftohtë që fryn në këtë zonë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit