E mërkurë, 22 Janar, 2025

Gjykata dënon Princin Leka për “Dhunë në familje”, shpallet e pafajshme Elia ZahariaI

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin në lidhje me episodin e dhunës të ndodhur mes Princit Leka Zogu, ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, dhe babait të saj Gjergj Zaharia.

Vendimi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.. Z. për veprën penale te “Dhuna në familje”, e parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal në dëm të viktimës Gj. Z. dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit L. . Z. për veprën penale të “Dhuna në familje”, e parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të viktimës E. Z. dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
3. Në aplikim tê nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dēnimeve për tê pandehurin L. . Z. në një të vetëm atë prej 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim.
4. Nê aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e të pandehurit përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
5. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë për një periudhë prej 16 muajsh, me kusht qẽ gjate kohës sẽ provës, e pandehuri tê mos kryejë asnjë vepër tjeter penale.
6. Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
7. Në zbatim tẽ nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet të mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
8. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuri detyrohet të marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.
9. Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë të prerë te këtij vendimi.
10. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjeherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës së Shërbimit të Provës Tiranë.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj. Z., për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal nẽ dëm të L. . Z., dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.
12. Ne aplikim tẽ nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e 1/3-ës së dënimit, duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Gj. Z., me 6 muaj e 20 dite burgim.
13. Në aplikim tê nenit 59 te Kodit Penal, Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë per një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
14. Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
15. Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet të mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
16. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuri detyrohet të marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.
17. Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë të prerë të këtij vendimi.
18. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës së Shërbimit të
Provës, Tiranë.
19. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës E. Z. Z., pēr veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të L. . Z., në bazë të nenit 388/1/ b të K. Pr. Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
20. Shpenzimet proçedurale, si dhe ato giyqësore në terësi, i ngarkohen të pandehurve (të deklaruar fajtorë) në mënyrë solidare.
21. Kunder këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjete) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.
22. U shpall, sot nẽ Tiranë, në datë 20.01.2025.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit