E mërkurë, 22 Janar, 2025

Zonat e thella në Bulqizë me shumë dëborë

Në zonat e thella të Bulqizës trashësia e dëborës varion nga 50 deri në 80 centimetra, ndërsa vijon të jetë e pranishme edhe pas afro 10 ditësh që ka rënë.

Një nga zonat që ka prani të madhe të dëborës është edhe fshati Bllacë në Njësinë Administrative Shupenzë.

Din Osmani tregon se aktualisht dëbora në fshat është 50 centimetra, por që nuk është bllokuar lëvizja e banorëve drejt Bulqizës. Dini shprehet se rrugët janë hapur dhe kalimi është paprobleme.

Ndërkohë, Din Osmani kujton se para shumë vitesh, fshati i tyre qëndronte i bllokuar për muaj me radhë pasi binte shumë dëborë ku trashësia shkonte deri në 1.5 metra.

Gjithsesi, problemi i vetëm tani mbetet ushqimi për bagëtinë pasi ka nisur të mbarohet.

Fshatrat e tjerë që kanë prani të madhe të dëborës në Bulqizë janë edhe Tërnova e Zerqanit, si dhe disa fshatra të njësisë Administrative Martanesh.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit