E mërkurë, 22 Janar, 2025

E rëndë/ U gjet i mbytur në lumin e Shalës, kolegu i punës së viktimës: E lanë me varkë në zonën e rrethuar nga uji, mund ta ketë marrë rrjedha

Skendër Pepkolaj, kolegu i punës së Edison Oruqit, tregon vendin se ku është mbytur babai i tre fëmijëve.

Ai tregoi për vendin ku pronari e la viktimën, në një zonë të rrethuar në të gjitha anët nga uji.

“Tek ai zalli përtej lumit ka pas vendin e punës, por nuk kalohet në këmbë, ka ujë, nuk ka rrugëdalje këmbësore, por varka nuk ka kalu dhe është detyru ta lejë në këtë zallin këtu, është i rrethuar me ujë nga të gjitha anët.

Vetëm ky shteg kalimi është, i cili ka qenë i pa kalueshëm në këmbë, këto janë dyshimet se është përpjekur të hyjë në ujë dhe mund ta ketë marrë rrjedha, personi që ka qenë këtu, ka thënë se ka lënë në këtë zall”, tha Pepkolaj.

Oruqi, u gjet pas kërkimeve të kryera nga familjarët e tij, pas zhdukjes misterioze pasditen e të shtunës.

Pavarësisht gjetjes së trupit, familjarët e kanë të pamundur nxjerrjen e tij nga uji për shkak të rrjedhës së fortë dhe kërkojnë ndihmën e policisë dhe ekipit të polumbarëve.

Oruqi, i cili punonte në një bujtinë në zonë, humbi kontaktet me familjarët 5 ditë më parë. Sipas familjarëve, në komunikimin e fundit me ta ai u ishte shprehur se ndodhej në punë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit