E mërkurë, 22 Janar, 2025

U aksidentua për vdekje në Kanada, familja e 25-vjeçares kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

Agnesa Shukulli, është 25-vjeçarja shqiptare që humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë automobilistik në Toronto të Kanadasë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 20 janar, ndërsa makina ku Agnesa Shukulli udhëtonte me një djalë, përfundoi në liqenin e Ontarios, pranë Lakeshore Boulevard East.

Sipas mediave të huaja, kur mbërritën forcat zjarrfikëse, njëri u gjet në çatinë e makinës, ndërsa tjetri ishte ende brenda makinës.

Vajza nuk mundi të mbijetonte plagëve, duke ndërruar jetë në spital. Në nëntor të 2021-it, Agnesa shkoi në Kanada për t’iu bashkuar motrës së saj, Anxhela.

Një vajzë e re me ëndrra të mëdha për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të ndihmuar prindërit e saj në Shqipëri.

Familja po përballet tashmë me sfidën financiare të kthimit të trupit të vajzës së tyre në Shqipëri.

Ata kanë hapur një “GoFundMe” për të mbledhur të ardhura për kthimin e trupit në Shqipëri.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit