Egli, duke u ndjerë e lënduar, i ka kërkuar Gjestit të ndalojë përdorimin e shoqërisë së tij me Aldon, për shkak të lidhjes që ai ka pasur me ish-partnerin e saj.
Egli ka theksuar se nuk dëshiron të dëgjojë më asnjë referencë për këtë marrëdhënie, as në formë shaka, as në mënyrë serioze. Ajo e ka shprehur shqetësimin e saj për këtë temë dhe ka kërkuar që Gjestit t’i hiqen nga mendja çdo përmendje e kësaj situate.
“Aldo është shumë shok me ish partnerin tim, ish të fejuarin tim. Që në këtë moment mos e përdor këtë gjë që unë të ndihem keq, se nuk jam aq e ulët. Mos e thuaj më as me shaka, as me seriozitet. Që po më tregon shkëlqimin në sytë e mi dhe të Aldos, hiqe nga trutë”- tha Egli, teksa u duk se ishte shumë e prekur.