Kryeministri Edi Rama është shprehur se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center do ta transformojë Qendrën Shëndetësore Universitare Nënë Tereza dhe veçanërisht Spitalin Onkolgjik.
Duke u ndaluar te Onkologjiku, Rama solli në vëmendje skandalin ku mjekët dhe stafi spitalor, orientonin pacientët e sëmurë me kancer në klinikat e tyre private, me qëllim përftiminin e parave.
Rama i cilësoi ata “grup kriminelësh”, për të cilët tha se shkaktuan një situatë dramatike në Spitalin Onkologjik.
Duke u rikthyer te bashkëpunimi me spitalin e Izraelit, Rama tha se QSUT e 2030 të jetë një shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe rajonin.
Rama: Rikthehemi në këtë auditor pas një takimi të mëparshëm që e zhvilluam si pasojë e një situate dramatike e shkaktuar një grup kriminelësh në Spitalin Onkologjik. Sot më vjen shumë mirë që rikthehemi me optimizmin dhe me garancinë që na jep një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës mjekësore ne botë, spitalin prestigjioz të Izraelit, i cila është i rankuar i nënti në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës.
Jam shumë optimist për ecurinë e mëtejshme për transformonin e QSUT dhe Spitalin Onkologjik. Duke filluar nga spitali onkologjik, në një pasqyrë kuptimplotë të një shërbimi ekselent në Shqipëri, sepse ky nuk është një shkëmbim rastësor eksperience, por aleancë strategjike e bazuar në mirëkuptimin e se krah përkrah me mjekët e Sheba do të krijojë një sinergji dhe do të bëjë që QSUT e 2030 të jetë një shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe rajonin.