Ditën e sotme është arrestuar një 24-vjeçar.
Mësohet se ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Për këtë ka reaguar menjëhere policia duke bërë të mundur dhe arrestimin e tij.
Speialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin D.M., 24 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al