Manaj nuk u mjaftua me kaq, por në fundin e pjesës së parë dhuroi një assist të pastër duke sjell dhe golin e tretë për Sivasspor, praktikisht duke mbyllur llogaritë me Kayserispor që në fraksionin e parë. Manaj ishte protagonist absolut i këtij takimi pasi “gatoi” edhe golin e tretë të Sivasspor duke shkuar në kuotën e tre assiteve këtë sezon. Në shtesë, Manaj kompletoi sfidën e tij perfekte duke realizuar golin e dytë personal dhe të pestin për Sivasspor. Ky ishte goli i tij i 6-të këtë sezon. Tifozët e Sivasspor shpresojnë që me rikthimin e Manajt në formë të ngjiten në tabelën e klasifikimit, aktualisht ndodhen në vendin e 11-të.