E mërkurë, 29 Janar, 2025

1655 zgjedhës të Qarkut Dibër të regjistruar në diasporë

Për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet e 11 Majit të këtij viti do të mund të votohet edhe nga shqiptar që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Prej datës 11 Janar komisioni qëndror i zgjedhjeve i cili do të monitorojë dhe garantojë këtë proces ka hapur regjistrimet për diasporën.

Interesi i shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijëve territorial të republikës së Shqipërisë për të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare të këtij viti ka qenë i lartë, gjë të cilën e tregojnë edhe statistikat e këtyre 13 ditëve nga hapja e procesit.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri sot kanë aplikuar në proces mbi 65 mijë qytetar shqiptar në mbarë botën.

Ndërkohë, po sipas këtyre statistikave të cilat janë specifike dhe të detajuara sipas qarqeve, numrin më të lartë e zë Tirana.

Ndërkohë Qarku Dibër mbetet në vendet e fundit. Rreth 3,160 qytetar të Qarkut Dibër që jetojnë jashtë kanë aplikuar, ndërsa deri tani vetëm 1,655 prej tyre janë pranuar, ndërsa pjesa tjetër janë refuzuar për arsye të ndryshme.

Kjo e bën Qarkun Dibër të renditet i parafundit për nga numri i kërkesave të miratuara. Megjithëse janë bërë refuzimet, qytetarët kanë të drejtë të riaplikojnë duke rregulluar gabimin e bërë në aplikim.

Të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufinjve të Shqipërisë dhe kanë një adresë zyrtare banimi duhet që të regjistrohen në platformën online “PER” dhe të plotësojnë të gjithë hapat që ju kërkohen aty. Të gjitha udhëzimet janë të shpalosura në faqen zyrtare të kqz.gov.al.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit