E enjte, 30 Janar, 2025

Aksident tragjik/ 28-vjeçari humbi kontrollin e makinës duke përplasur motorin! Humb jetën i moshuari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” rreth orës 10:15.

Raportohet se 28-vjeçari Klevis Duka ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur motorin ku udhëtonte 84-vjeçari Berhan Triepshi.

Për pasojë i moshuari ka humbur jetën në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.

Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit