Ditën e sotme është shpallur në kërkim një 24-vjeçar.
Mësohet se shtetasi K.M., 24 vjeç ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Policia po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Speialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit K.M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, banuese në Bulqizë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al