E enjte, 30 Janar, 2025

Bypassi i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit në gjendje të degraduar, gropat dhe deformimet prezente në të gjithë segmenti rrugor

I shndërruar shpesh në burim aksidenti, Bypassi i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit është në gjendje të degraduar.

Gropat dhe deformimet janë prezente në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti rrugor, ku veç të tjerash nuk ka hapsirën e mjaftueshme për të kaluar paralelisht dy automjete.

Qytetarët që lëvizin nga Qarku Dibër në drejtim të Tiranës apo anasjellas thonë se ndihen të rrezikuar, ndërsa automjetet e tyre janë dëmtuar nga çarjet e rrugës.

Qytetarët kërkojnë që derisa të hapet tuneli për qarkullimin e automjeteve, Bypassi i Murrizit t’i nënshtrohet një rindërtimi të plotë, për të shmangur kështu aksidentet rrugore.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit