Një grua ka tentuar të mbytet në det paraditen e së martës, në Vlorë.
Kanë qenë një shtetas ukrainas i cili e ka shpëtuar nga mbytja. Më pas, janë lajmëruar forcat blu të Vlorës si dhe shërbimi i urgjencës, që ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
“Informacion paraprak/Sot, në zonën e Lungomares, në afërsi të portit të Vlorës, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 80 vjeçe, dyshohet se ka rrezikuar të mbytet në det.
Ajo është nxjerrë nga uji, nga dy turistë, dhe më pas është transportuar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.