Barça është një nga dy skuadrat e kualifikuara në fazën me eleminim direkt, ndaj në sfidën e fundit, atë që katalanasit do të luajnë ndaj Atalantës të mërkurën në mbrëmje, do të jetë një sfidë komode për gjermanin Flick që mund të provojë të aktivizojë edhe lojtarë me më pak minuta deri tani.
Fitorja e thellë e së dielës ndaj Valencias 7-1, duket se ka rikthyer në shinat e duhura skuadrën e Flick, e cila falë këtij suksesi numëron plotë 102 gola në 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Një makineri e vërtetë golash kjo për Flick, por që gjithsesi numëron 7 pikë më pak, të cilat sigurisht mund të rikuperohen, por me Barçën që nuk duhet të hedh poshtë pikes, sidomos ndaj skuadrave të ashtëquajtura të vogla, sikundër ka bërë deri tani në këtë sezon.
Ndërkohë lajme edhe nga merkatoja në shtëpinë “balugrana” dhe nuk bëhetj fjalë për afrimin e ndonjë elementi të ri, por për “blindimin” e “xhevahirëve” të kësaj skuadre.
E përditshmja spanjolle “SPORT” ka theksuar se klubi i Laportas, po mendon të rinvojë kontratat me dyshen Pedri e Gavi.
Sipas saj, të dy pritet të rinovojnë deri në 2030 me katalansit dhe të kenë një klauzolë largimi prej 1 bilion eurosh, duke i “blinduar” ata përfundimisht. Lajmi pritet të bëhet zyrtar nga klubi përpara përfundimit të afatit të merkatos dimërore.