E mërkurë, 29 Janar, 2025

Parashikimi i motit, 28 Janar 2025

Sipas MeteoAlb, në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, por pas mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të jenë disi më të dendura si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu vonë në mbrëmje ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e fortë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 6 ballë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit