E enjte, 30 Janar, 2025

“Për 18 sekonda e ula në tokë”, triumfi i parë i Gjetan Ketës me policin grek të Forcave Speciale

Për Gjetan Ketën, ëndrra për të qenë një boksier i njohur dhe për të triumfuar në ring nisi që në moshën 10 vjeçare.

Teksa jetonte në Bulqizë ai ëndërronte çdo ditë që të prekte ringun dhe të njihej jashtë kufijve të Shqipërisë.

Emigrimi në Greqi i dha mundësinë që të stërvitej me trajnerë profesionistë.

I ftuar në “Aldo Morning Show” mëngjesin e kësaj të marte ai tregon dhe fitoren e parë. Kundra një polici të Forcave Speciale greke, 10 kilogramë më i rëndë se ai, Gjetan Keta arriti ta rrëzojë në tokë për jo më shumë se 18 sekonda.

Ndërkohë Gjetan Keta thotë se Gjermania për të ka qenë vendi i sukseseve zyrtare.

Aldo: Fitorja jote e parë kush ka qenë?

Gjetan Keta: Unë në Greqi e kam bërë fitoren e parë.

Aldo: Kundra kujt?

Gjetan Keta: Kundra një polici të Forcave Speciale.

Aldo: Çfarë thua?!

Gjetan Keta: Po ai ka qenë. Ishte 10 kile më i rëndë se unë dhe i thoja trajnerit që “ky është më i rëndë, është edhe polic, nesër mos do kem ndonjë problem me këtë”, ai më tha “çfarë ke Gjetan se jam unë këtu”. Për 18 sekonda e kam ulur në tokë.

Aldo: Seriozisht?!

Gjetan Keta: Po!

Aldo: Pastaj kampion zyrtar kur ndodhi?

Gjetan Keta: Pastaj këto kanë ndodhur në Gjermani. Në Gjermani arrita që ta bëja ëndrrën realitet. Aty në Gjermani bashkë me vëllain, ngaqë kisha mundësi fillova me kingbox-in. Nga aty e morra përvojën e boksit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit