E enjte, 30 Janar, 2025

Konflikti/ Plas sherri mes familjes për pronat, babë e bir dhunojnë brutalisht nusen e vëllait të 64-vjeçarit

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia ditën e sotme në Tiranë.

Burimet për policinë bëjnë me dije se shtetasit me iniciale Xh.F, 64 vjeç dhe L.F, 39 vjeç, (babë e bir) kanë dhunuar nusen e vëllait të 64-vjeçarit, për motive pronësie.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik në shtëpinë e 64-vjeçarit është gjetur dhe një armë gjahu pa leje dhe është sekuestruar menjëherë.

Sakaq, policia është duke punuar për zbulimin e plotë të rrethanave që ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. F., 64 vjeç dhe L. F., 39 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait së shtetasit Xh. F., për motive pronësie. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. F., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, që ai e mbante pa leje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit