E enjte, 30 Janar, 2025

Kundërshtimi i babait të Loredanës, Jozi: Doja t’i këndoja këngë, do të reflektojmë

Mbrëmjen e sotme, Loredana komentoi takimin e Jozit me babain e saj. Ajo tha se mund të ketë ndikuar mentaliteti, por në të njëjtën kohë shtoi se ka disa aspekte që nuk i pëlqejnë nga Jozi.

“Mund të ketë qenë shkak i mentalitetit. Unë kam thënë që zemra më çon te Jozi, por ku logjikoj me mendje, disa aspekte të tij nuk më kanë mbushur mendjen. Disa aspekte unë sot e kësaj dite nuk ia pranoj. Kemi shumë probleme që të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Nëse vazhdon kështu unë edhe mund të lodhem. Kjo që ndodhi herën e fundit më rendoi shumë. Pretendoja nga Jozi që atë natë që ai të kishte treguar më shumë karakter. Do doja që të paktën të kishte theksuar faktin që ky e ka serioz këtë gjë meqë kishte babin tim përballë”, u shpreh Loredana.

Ndërsa Jozi u shpreh se ka kuptuar gabimet e tij dhe se po përpiqet që të reflektojë.

“Unë kisha plan ti këndoja këngën ‘pse më qortoni zotëria juaj’, por fytyra që tregoi babi i Lorit… mendova se do më kishte ngatërruar me këta që këndojnë serenata. I kam kuptuar gabimet e mia dhe po përpiqem të reflektoj. Mendoj që mentaliteti i babit të Lorit ndikon në situatën tonë. Si çdo prind e mendon që do shkojë situata më larg dhe e ndjen se mund të gabojmë. Do mundohemi të reflektojmë.”, u shpreh Jozi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit