E enjte, 30 Janar, 2025

Parashikimi i motit, 29 Janar 2025

Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin shqiptar ku zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu ndwrsa në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku reshjet do të mbeten prezent në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit