Me një eksperiencë dhe karrierë të jashtëzakonshme për futbollin shqiptar Bekim Balaj ishte tepër i gëzuar pas fitimit të ‘Topit të Artë’ për 2024.
Bekim Balaj, ish-futbollisti i kombëtares tani pjesë e Vllaznisë, ishte protagonisti kryesor në mbrëmjen ‘Gala’ të futbollit shqiptar duke marrë 3 çmime. Sulmuesi përveç ‘Këpucës së Artë’ dhe pjesë e formacionit të vitit 2024, mori edhe trofeun më të rëndësishëm individual ‘Topi i Artë’.
“Sigurisht i emocionuar. Të zgjidhesh më i mri i futbollit shqiptar nuk është pak për mua. Ka patur shumë lojtarë të cilët kanë spikatur këtë sezon dhe falenderoj të gjithë ata që besuan dhe votuan tek unë. Është një trofe personal që të plotëson, por që para na presin sfida të tjera dhe trofe akoma më madhor,”-u shpreh Bekim Balaj
Mes pjesmarrëse në event përveç shumë figurave të futbollit dhe sportit në përgjithësi ishin edhe personazhe nga bota e artit dhe politikës, mes të cilëve edhe kryemnistri Rama.