E enjte, 30 Janar, 2025

Mbi 25 mijë ton mollë në Dibër, mbetet pa shitur

Mallrat serb konkurojnë produktet shqiptare, futen me referencë shumë të ulët, bujqësia mbështet ose subvencionohet 2-5 herë më pak se Rajoni.
Ballkani i hapur, ka dhënë efekte negative për bujqësinë shqiptare.
Në Dibër po priten blloqe mollësh e drufrutorë të tjetë, pa fund se ska treg shitje.
Fermerëve u ka mbetur prodhimi pa shitur pasi importi nga Serbia po preferohet më tepër se sa prodhimi vendas.
Grumbulluesit e këtij prodhimi thonë se faji kryesor mbetet importi, duke përmendur këtu atë nga Serbia, por edhe grumbullimin me çmim të lartë në sezon.
“Çmimi i lartë i blerjes së mollës dhe importi ka bllokuar sasinë në frigoriferët e këtyre zonave, që kanë sipërfaqet më të mëdha të mbjella me mollë“.
Fermerët e mollëve dhe pikave të grumbullimit, shohin si zgjidhje rritjen e subvencionimit sa vendet e rajonit, ose rritjen e referencave doganore pasi vetëm kështu mbrohen interesat e tyre e fermerëve shqiptare, tha Mziu 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit