Ditë e sotme janë shpallur në kërkim dy persona pasi kane goditur me sende të forta një 25-vjeçar.
Policia bën medije se këta të fundit janë konfliktuar me shtetasin A.K., 25 vjeç për motive të dobëta
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasve R.K.,41 vjeç; B.K., 29 vjeç, banues në fshatin Rrenxë Dibër, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin A.K., 25 vjeç, dhe e kanë goditur atë me sende të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.