Me shfaqjen e saj në ndarjen e çmimeve Grammy 2024, Dua Lipa mori vëmendjen e gjithë eventit me performancën, veshjen dhe gjithçka tjetër.
Mirëpo të gjithë mbetën të habitur kur albumi i saj ‘Radical Optimism’ nuk arriti të nominohej në asnjë nga kategoritë e Grammy 2025.
Fansat u tronditën nga mospërfillja, kur nominimet për u publikuan për herë të parë në nëntor, duke pasur parasysh albumin e saj të vitit 2021, Future Nostalgia, i cili në 2024 fitoi Grammy për albumin më të mirë vokal pop.
Edhe pse nuk u shfaq në ceremoninë e së djelës mbrëma (2 shkurt) duket se Dua po e merr me qetësi gjithë këtë.
Gjatë një interviste të dhjetorit me Billboard UK, Dua vuri në dukje se sa krenare ishte dhe është ende për albumin e saj të fundit.
“Jam shumë krenare për ‘Optimizmin Radikal’ dhe për atë ku më ka sjellë,” tha ajo.
“Unë e dua atë album dhe po kaloj periudhën më të bukur të jetës duke e interpretuar atë live.”
Fituesja e trefishtë e Grammy-t vazhdoi të përmendi se sa e lumtur është kur sheh punën e shumë artisteve të tjera femra të cilat janë nominuar në Grammy.
“Megjithëse do të ishte mirë të njihesha nga industria juaj, veçanërisht si grua, jam shumë krenare që shoh kaq shumë artiste femra të nominuara në Grammy këtë vit,” tha ajo.
“Unë nuk mendoj se ka shumë rëndësi në skemën e madhe të gjërave se ku jam, ku dua të jem dhe ku po shkoj,” tha Dua për mospërfilljen. “Kjo nuk ndryshon aspak mënyrën se si ndihem për rekordin”.