Një tërmet i ri me magnitudë 4,0 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orën 8:55, 234 kilometra në juglindje të Athinës.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare prej 12 kilometrash në jug të Arkesinit, Amorgos.
Tre tërmete me magnitudë 4,3, 4,0 dhe 4,0 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar gjatë natës në zonën detare 18 deri në 24 kilometra në jugjugperëndim të Amorgos, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Të tre tërmetet janë përshkruar si ”të lehta” nga instituti.
Sipas Komitetit për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian (NKUA), “më shumë se 2 500” lëkundje janë regjistruar në kompleksin vullkanik të Santorinit që nga qershori, duke shtuar se “kjo nuk përjashton mundësinë që këto të jenë veçori të një sekuence parasizmike”.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të marrë pjesë sot në një takim urgjent në Ministrinë e Mbrojtjes Civile për dukuritë sizmike në Santorini, së bashku me ministrin Vassilis Kikilias dhe tre shkencëtarë