E enjte, 13 Shkurt, 2025

Maqellarë, tokat djerr, banorët: Duhet më shumë mbështetje nga shteti

Maqellara është njohur gjithmonë si hambari bujqësor i Dibrës për shkak të prodhimeve të mëdha bujqësore që siguronte si zonë.

Ndërkohë, pas viteve ‘90-të sipërfaqja e tokës së punuar është tkurrur ndjeshëm, ku në ditët e sotme, kjo sipërfaqe është thuajse e papërfillshme. Banorët kanë argumente të ndryshme sa i përket shkaqeve që kanë çuar në atë që Maqellara të mos jetë më hambari bujqësor i Dibrës.

Sipas tyre, mungesa e sistemit vaditës, çmimet e larta të punimit të tokës, të farërave apo dhe largimi i rinisë janë arsyet kryesore që qindra hektarë tokë bujqësore në Maqellarë kanë mbetur djerr.

Ata kërkojnë që shteti të rikthejë më shumë vëmendjen nga bujqësisa dhe të gjejë alternativa motivuese për banorët që kanë mbetur ende në fshatra që të punojnë tokën.

Para viteve ‘90-të Maqellara ka patur disa mënyra të sigurimit të ujit vaditës, që nga elektropompat në lumin Drin i Zi, kanali vaditës nga Bllaca etj. Pas shembjes së regjimit monist edhe këto vepra vaditëse nuk funksionuan më.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit