E enjte, 13 Shkurt, 2025

Sherr me sende të forta në spitalin e Peshkopisë, drejtoresha gjuan në fytyrë përgjegjësin e financave

Një konflikt është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër mes drejtoreshës së spitalit dhe përgjegjësit të financave, madje ka degjeneruar me dhunë fizike.

Policia njofton se Shaban Uklala, 37 vjeç, me detyrë Përgjegjës Finance në Spitalin Rajonal Dibër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Dibër se është goditur me një send të fortë në fytyrë nga drejtoresha e spitalit, I.Sh

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtoreshës për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.02.2025, rreth orës 12.00, në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur shtetasi Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi, (me detyrë Përgjegjës finance në Spitalin Rajonal Dibër) dhe ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, (me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër).

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit