E enjte, 13 Shkurt, 2025

Detaje të reja/ Drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu i shkoi në zyrë shefit të Financës dhe e goditi me shishe në fytyrë

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar mesditën e së martës në qytetin e Peshkopisë. Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, ka dhunuar shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala.

Pas fyerjeve personale mes drejtoreshës Irini Shehu dhe shefit të Financës, Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.

Mësohet se drejtoresha i ka shkuar në zyrë Uklalës dhe gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar demtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin.

Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12.00 por policia e njoftoi me 10 orë vonesë, përmes një njoftimi për mediat pas orës 22:00.

Shaban Uklala 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës finance është paraqitur në komisariat dhe ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga Irini Shehu 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë drejtoreshë e spitalit.

Irini Shehu është njëkohësisht dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak në Dibër, e zgjedhur nën siglën e PS-së, ndërsa në 2021 kishte kandiduar per PD-në.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit