Drejtoresha e spitalit rajonal Dibër akuzohet për dhunë nga një vartës i saj, konkretisht përgjegjësi i financës i punësuar në këtë institucion.
Burime të policisë Dibër bëjnë të ditur se në polici është paraqitur shtetasi Shaban Uklala dhe ka bërë kallëzim ndaj drejtoreshës Irini Shehu, duke deklaruar se ajo e ka goditur me send të fortë në fytyrë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 11.02.2025, rreth orës 12.00, në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur shtetasi Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi, (me detyrë Përgjegjës finance në Spitalin Rajonal Dibër) dhe ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, (me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër).