Në përfundim të mbledhjes së grupi parlamentar, kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj PS merr mandatin e 4 të cilin e konsideroi një mandat të standardeve.
Ai shtoi se më 11 maj “mavia” do të bëhet e kuqe” ndërsa e mbylli me sloganin “Vetëm përpara”.
“Ky është telegrami im i ngushëllimit, por unë dhe ju ne dhe PS nuk tërhiqemi me çfarëdo lloj çmimi dhe kostot. Fatura është këtu, baltë baltë baltë. Çeta e hajdutëve edhe pse jemi një çetë hajdutësh që kap hajdutë, ndihmon në kapjen e hajdutëve prap çeta e hajdutëve është.
Kokën lartë, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavia duhet të bëhet e kuqe, mavia duhet të bëhet flakë, siç i ka qejf Braçja, tërmet nga poshtë dhe flak nga lartë. Mandati i katër do të jetë mandati i standardeve. Vetëm përpara”-u shpreh Rama në përmbyllje të fjalës së tij.