E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

38-vjeçari prej një viti kryente marrëdhënie seksuale me të miturën, në telefonin e 13-vjeçares u gjetën foto dhe video intime! Dyshime se…

Ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë 38- vjeçari Simon Gjoka i cili u arrestua si hajdut por më pas rezultoi se kishte abuzuar seksualisht me një të mitur 13- vjeçare.

Arrestimi i tij u bë pas dyshimeve për disa vjedhje bagëtish, por pas vendosjes në përgjim, u zbulua se komunikonte me të miturën me biseda me kontekst seksual.

E mitura ishte vajza e një lidhjeje miqësore që Simon Gjoka kishte me të ëmën e cila ishte invalide. Menjëherë është bëre shoqërimi dhe marrja në pyetje në praninë e psikologut dhe nenës së saj të 13 vjeçares qe ka dëshmuar se lidhja me 38-vjeçarin kishte filluar prej më shumë se 1 viti dhe se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Në telefonin e të miturës janë gjetur videot intime dhe foto por vajza ka pranuar gjithashtu se 38 vjeçari e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të jetë shfrytëzuar prej tij për prostitucion.

Pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është shfrytëzuar për prostitucion.

Nëse vërtetohen këto akuza pritet që çështja t’i kaloje Krimeve të Rënda. E mitura shiste qirinj në Kishën e Shna Ndout në Laç, gjë që ka lehtësuar kontaktet e 38 -vjeçarit Simon Gjoka me të miturën.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit