E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Berisha premtoi shkrirjen e SPAK-ut, Rama: Nuk kanë ç’i bëjnë, nuk do të marrin votat më 11 maj! Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në “Sy m’sy”.

“Në 3 mandate kam pasur ja 60 ministra, dy ministra nga mandati i parë janë dënuar një tjetër është në paraburgim, mund të ndiqej fare mirë në gjendje të lirë dhe një tjetër, ish zv ministri ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Këto janë pasqyrë e vullnetit politik për të mos penguar drejtësinë, vullnet pa të cilin kjo nuk ndodhte kurrë.

Me ligj, hajdut është dikush që dënohet me prova, jo që dënohet e linçohet me gurë në pazar.

Kjo vjen edhe për kryetarët e bashkive, disa të dënuar, e vërtetë, por të thuash të dolën të gjithë të dënuar është t’i bashkohesh korit të blegërimave.

Përgjegjësia e shkeljes së ligjit nuk është dot kolektive, ndërsa moralisht familja organizata partia dhe qeveria mbajnë përgjegjësi se si reagojmë ndaj rastit kur dikush shkel ligjin.

Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë përballë nesh me premtimin që do shkrijnë SPAK0-un, nuk kanë për të marrë votën dhe SPAK-ut nuk kanë cc’i bëjnë fare”, tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit