Rikthehen reshjet e dëborës edhe në Bulqizë.
Uljet e temperaturave deri në minus 5 gradë janë shoqëruar edhe reshje dëborë.
Sa i përket akseve nacionale kalimi bëhet normalisht pasi intensiteti i reshjeve është i vogël.
Aktualisht probleme ka në Bypass-in e rrugës së Arbrit ku lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi për shkak edhe të terrenit të vështirë.
Lëvizja me vështirësi e mjeteve të transportit të minatorëve bëhet edhe në rrugët e minierave të Zonës Martanësh dhe Tërnovë.