E enjte, 20 Shkurt, 2025

Nisin punimet në Xibër për hedhjen e shtresës së dytë të asfaltit

Rruga e Arbrit pritet të përfundojë e gjitha në mesin e muajit Mars të këtij viti, ndërkohë që puna është përqendruar në hedhjen e shtresës së fundit asfaltike në Xibër.

Në fakt segmenti nga tunelet e Shkallës deri në hyrje të tunelit të Murrizit, ka qenë vazhdimisht problem pasi ka patur deformim të trasesë, gjë e cila duket qartë edhe nga pamjet që ka deformime.

Ndërkohë që më 13 shkurt ka nisur ndërhyrja në këto pjesë problematike të segmentit që kalon përmes njësisë administrative Xibër. Siç duket nga pamjet, riparimi i deformimit nuk është bërë bashkë me nënshtresat, por është gërryer dhe i është hedhur një tjetër shtresë sipër.

Për specialistët e rrugëve, kjo nuk siguron që asfalti të mos deformohet brenda një kohe të shkurtër, duke ricikluar problematikat e mëparshme.

Ndërkohë, nxitimi për të mbyllur punimet në të gjithë objektin e rrugës së Arbrit ka bërë që puna të vijojë me hedhjen e shtresës së fundit asfaltike në këto kilometra të mbetura, ndërsa në mesin e muajit Mars, pritet të hapet për qarkullim tuneli i Murrizit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit