E martë, 18 Shkurt, 2025

“Amerika është tërhequr nga kjo punë”/ Rama: Nëse SPAK do e kishte sjellë SHBA, do e kishte marrë me vete kur iku! Reformën e ka bërë PS

Kryeministri Edi Rama u shpreh në rubrikën “Sy m’sy” se Prokuroria e Posaçme e SPAK nuk është e Partisë Socialiste, por e Kushtetutës dhe Reformës në drejtësi.

Tani Amerika është tërhequr tha Rama duke nënkuptuar fondet, dhe nëse SPAK do e kishte krijuar SHBA, do e merrte me vete sipas kryeministrit.

Rama tha se pavarësisht se ka shumë gjëra që sipas tij nuk shkojnë me SPAK, kjo prokurori ka dalë nga Reforma në Drejtësi e ndërmarrë nga PS.

“SPAK nuk është i imi por i kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Në reformën në drejtësi marr autorësinë bashkë me PS. Tani dhe Amerika është tërheq siç e keni pa nga kjo punë. Nëse SPAK do e kish sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë do e kishte marrë me vete, SPAK ka vetëm një garanci, e vetmja garanci në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme që i bëhet nga këneta me në krye bufi plak, është Partia Socialiste dhe unë në krye të saj. Rrotullojeni nga të doni, refomën në drejtësi e kam bërë unë dhe PS dhe e garantojmë vetëm ne . Ka plot gjëra që nuk shkojnë edhe me SPAK është një institucion i ri me shumë probleme, ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë. Askush nuk mund të thotë sot që SPAK është i kapur nga unë.

Është i pavarur por sfida është që pavarësia të jetë garanci për profesionalizëm. Nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, joprofesional dhe në shkelje të standardeve demokratike. Ne na duhet të kemi pozicion kritik për të gjitha gjërat që nuk shkojnë. Nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë të intimidohen njerëz që merren në pyetje, as nuk mund të pranojmë që paraburgimi të behet normë për të kapur dhe për të kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë kur kushtet e domosdoshme që duhen plotësuar janë shumë të qarta dhe nuk kanë të bëjnë fare me një pjesë që janë konsideruar të përmbushura. Na duhet të arrijmë të vëmë emrin e Shqipërisë në tryezën e familjes së BE.”-u shpreh Rama.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit