Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ku shtetasi Genci Aliaj, 48 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Dyshohet se punonjësi i burgut 313 është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve.