E premte, 21 Shkurt, 2025

“Non grata”, a do të ndërhyjë te Trump për Berishën? LaCivita: Unë s’merrem me lobime! Bëj fushata, dhe këtë po bëj

Konsulenti i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, Chris LaCivita është shfaqur këtë muaj në një konferencë për shtyp në Shqipëri përkrah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Megjithatë, ai ka mohuar çdo përfshirje në lobim pranë administratës Trump në emër të Berishës apo partisë së tij.

“Unë nuk bëj lobim,” është shprehur LaCivita, shkruan “The New York Times”. “Unë bëj fushata, dhe këtë po bëj – është shumë e thjeshtë”, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen mes lajmeve për përpjekje të Berishës për të krijuar lidhje me figurat politike amerikane, veçanërisht pas vendimit të SHBA-së për ta shpallur atë non grata.

LaCivita është një emër me peshë në strategjinë politike republikane, por ai ka sqaruar qartë se nuk do të ndërmjetësojë në favor të Berishës pranë administratës Trump.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit