Në raportim tregohen sesi bashkia e Bulqizës dhe ndërmarrja e ujësjellësit i pasojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës, duke lënë pa furnizimin familjet vendase.
Edhe një zgjidhje e improvizuar më parë nga ish-kryetari i komunës me një depozitë të lidhur me rezervuarin, është sabotuar për fat të keq nga pronarët e tokës ku ajo është vendosur.
Banorët tregojnë se prej 15 vitesh duhet të mbushin ujin disa km larg megjithë keqardhjen në dukje, e premtimet boshe të zyrtarëve vendas që sipas banorëve e njohin mirë situatën.
Raportimi:
“Pershendetje dua te raportoj nje situate shum te rend ne Fushe Bulqize ne lidhje me ujin e pijshem. Jemi 15 familje ne rrugen Ali Shehu, Kodra Danit. U bone vite e vite qe kerkojm nga bashkia e Bulqizes dhe komuna ne Fushe Bulqize qe te merren masa per kto familje por ne cdo dege vetem flasin e na thone qe ujesjellesi e ka ne dore.
“Shkojm tek ata na cojn tek bashkia ,nuk dijm se ku te perballemi. Por faturat e ujit vijn cdo vit . Tani po ju nis disa foto ta shikoni se ne cfare gjendje jan keto familje dhe shpresoj qe bashkia te nise e te shikoje para se me kerku votat ne cdo cep ku kan ngel vetëm pleqt. Bashkia dhe zonja qe kujdeset per bulqizen e din shum mire situaten dhe depoziten ato e dijn se ku esht
Keto bidona i ka vendos ish kryetari i komunes isuf curri ne vitet 2008, te cilat u lidhen me depoziten e madhe te ujit ne vendin e quajtur Damet
Ne kete deposit familja qe ka token e kan prish depositen dhe u bone mbi 15 vite qe ne nuk marrim uje
Specialistet kan ardh e kan pare gjendjen vitin qe kaloi na than qe situata esht e rende dhe ky uje nuk pihet. Pas asaj vizite askush nuk na pergjigjet . Marrim uje me bidona 15kilogramsh ne rrugen kryesore rruga arberit qe lidh Peshkopin me Bulqizen. Ne bashki kur u flasim per kte gjendje duken shum te shqetesuar kur jemi ne prani tu tyre, por askush nuk na jep zgjidhje”.