E premte, 21 Shkurt, 2025

FOTO/ Sheshi Skënderbej mbushet me karrige, nisin përgatitjet për takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë së Tiranës

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 16.30 një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Përgatitjet në sheshin Skënderbej kanë nisur me vendosjen e karrigeve dhe ngritjen e skenës.

Takimi i Ramës vjen pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Firma e kryebashkiakut i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani.

Kryeministri ka kërkuar që Bashkia e Tiranës të vazhdojë punën për t’i shërbyer qytetarëve.

Më vonë kreu i qeverisë do të takohet me këshilltarët e Partisë Socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit