Demi

Mendoni se keni  gabuar duke marrë përsipër diçka që duket gjithnjë e më e vështirë? Javët dhe muajt në vijim do t’ju  shtyjnë të shkoni përtej kufijve  tuaj. Nuk keni pse të shkoni në luftë me këtë sfidë por këmbëngulja do ju bëjë të ndiheni të çliruar dhe të përmbushur.

Binjakët

Do të keni gjithçka duhet që të realizoni një projekt.  Në planet tuaja do të përfshini edhe të tjerë dukee bërë më  argëtuese. Sugjerimet e  dikujt do ju inkurajojnë të guxoni në një mënyrë që do ju çlirojë  dhe do ju çojë në rezultatin që dëshironi.

Gaforrja

Katërkëndëshi i diellit  dhe hënës do të nxisë autenticitetin tuaj në kontaktet që do të bëni. Fokusi pozitiv do ju bëjë më aventurierë kështu që mund ta shihni si formë për t’u dhënë jetë dëshirave të fshehura. Dallimi i tyre do të përkthehet në aktivitete që mund t’ju shpërblejnë tani dhe më vonë.

Luani

Një çështje e ndërlikuar që ka mbetur e pazgjidhur mund të rishfaqet. Është momenti që ta diskutoni më gjatë për të hyrë në  thelbin e saj. Nëse jeni gati për ta mbyllur, duhet të thoni atë që prej disa kohësh tashmë keni shtrënguar dhëmbët. Pasi ta bëni, gjërat do  të ndryshojnë.

Virgjëresha

Do të përmbyllni një projekt me sukses. Megjithatë, duhet të konsultoheni me të tjerët për t’u siguruar që nuk ka  kundërshtime. Keni një mundësi të shkëlqyer për  të ndryshuar zakonet që nuk ju bëjnë produktivë. E dini cilat janë dhe me vendosmërinë tuaj, mund ta arrini këtë.

Peshorja

Diskutimet e hapura do të shërojnë marrëdhëniet tuaja, frymëzojnë bashkëpunimin dhe harmoninë në punë dhe jetën e përditshme. Duke kuptuar këndvështrimin e të tjerëve, do të shmangni konfliktet e panevojshme dhe do të ndërtoni lidhje më të forta. Njëkohësisht, duke qenë më kreativë dhe përfshirë veten në gjëra që lidhen me bukurinë do t’ju frymëzojë.

Akrepi

Keni mundësinë për të shijuar dhe për t’u argëtuar. Kjo lidhet me rikrijimin, romancën  dhe vetëshprehjen, duke e bërë një periudhë të favorshme për të kaluar kohë me të dashurin apo për të njohur dikë. Prezenca e Saturnit mund të nxisë maturinë, por është një mundësi për të qenë vetvetja.

Shigjetari

Afërdita ju frymëzon që të merrni pjesë në një bisedë dhe do të jeni shumë kureshtarë për të parë  se  ku do t’ju çojë, sidomos pasi ndikimet e tanishme mund të rezultojnë pozitive në situatat tuaja. Është momenti për  të marrë një vendim lidhur me familjen që do të mbështetetet nga të gjithë.

Bricjapi

Ndoshta mund të duket sikur e dini çfarë mendon dikush, por mund të jeni duke gabuar. Ka disa re në sektorin e komunikimit dhe mund të jeni duke i lexuar gjërat apo veprimet si diçka që s’janë. Bëni pyetje të drejtpërdrejta për të shmangur keqkuptimet. Është më mirë që  gjërat e rëndësishme t’i diskutoni haptazi.

Ujori

Biseda me një mik do ju ngrejë humorin. Sot do të mendoni për të shkuarën dhe kohët e bukura. Megjithatë është një mundësi për të hedhur sytë drejt së ardhmes dhe një mundësie për të ndjekur një hobi apo për të punuar bashkë që të mund të kaloni më shumë  kohë. Gjithsesi, testojini ujërat.

Peshqit

Hëna ndodhet te sektori juaj i ambicieve dhe sjell një mundësi për të shfaqur aftësitë tuaja. Por mund të  humbisni nëse shpenzoni më shumë kohë duke menduar sesa vepruar. Filloni duke bërë një listë të gjërave që doni të arrini dhe zgjidhni një ose dyp  prej tyre. Përkushtojuni duke realizuar hapa të vegjël dhe më pas, do të fluturoni lart.