Pas largimit nga detyra të ish drejtoreshës së Spitalit Rajonal Dibër Irini Shehu e cila dhunoi shefin e financës, në krye të këtij institucioni është emëruar Ruzhdi Deda.
Ky i fundit mbante detyrën e zëvendëskryetarit të Bashkisë Dibër, ndërsa me emërim të Ministrisë së Shëndetësisë, Albana Koçiu nga sot do të drejtojë spitalin më të madh në Qarkun Dibër që ndodhet në qytetin e Peshkopisë.
Prej vitit 2022, Ruzhdi Deda mbante detyrën e zv/kryetarit të Bashkisë Dibër, ndërsa tashmë do t’i duhet të drejtojë spitalin Rajonal i cili që prej fillimit të muajit është futur në një ngërç të thellë problematik pasi personeli ende nuk ka marrë pagën e muajit Janar.
Me datë 12 Shkurt, ish drejtoresha e spitalit, Irini Shehu goditi me një send të fortë në fytyrë shefin e financës së këtij institucioni Shaban Uklala. Ky i fundit e denoncoi në polici, ndërsa të nesërmen Shehu u shkarkua nga detyra me urdhër të ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu.