E premte, 21 Shkurt, 2025

Hetimi i krimit elektoral/ “S’do ketë ndikim politik”, Dumani prezanton strategjinë e SPAK: Askush s’duhet të ketë frikë për sa kohë që…

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, prezantoi sot strategjinë për parandalimin e krimeve elektorale në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Hetimi do të kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik,” deklaroi Dumani, duke shtuar se zgjatja e hetimeve pas zgjedhjeve krijon mosbesim te publiku.

Për këtë arsye, SPAK ka miratuar strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, e cila është publike dhe e aksesueshme për të gjithë.

Kemi bashkëpunim shumë të mire me zyrën e prokurorit të përgjithshme për krimin zgjedhor, kemi rënë dakord duke përcaktuar edhe mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave. Hetimi do kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo. Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor”, deklaroi Dumani.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit