Dashi
Është një moment që të reflektoni teksa veproni por duke menaxhuar gjithnjë detyrat tuaja sociale. Intuita juaj është gati për të zgjidhur çështje të rëndësishme dhe zhurma e tepërt mund të turbullojë mendimet. Nëse dikush që ka njohuri mund t’ju këshillojë, mos hezitoni të kërkoni ndihmë.
Demi
Mërkuri është në katërkëndësh me Jupiterin dhe do të vendosni qëllime dhe të nisni një projekt që e keni ëndërruar. Nëse nuk jeni entuziastë, energjia juaj do të mbarojë shpejt. Nëse u jep hov planeve dhe ideve të tjera që formësojnë të ardhmen tuaj, do të jeni më të gatshëm për ta ndjekur.
Binjakët
Qasja juaj ndaj mundësive do t’i japë formë rrugëtimit tuaj. Një mundësi joshëse do t’ju tundojë, por duhet të shihni mirë hollësitë. Lidhja Mërkur-Jupiter do të zgjerojë këndvështrimin dhe do ju shfaqet panorama e madhe. A ia vlen t’i kushtoni kohën dhe energjinë tuaj apo shkëlqimi i saj është sipërfaqësor? Sigurohuni që përputhet me synimet tuaja afatgjatë.
Gaforrja
Një këndvështrim i ri do ju ndihmohë që të realizoni diçka. Mërkuri ju thërret që të shihni mundësitë dhe jo kufizimet. Mos provoni më metodat që dini, por gjeni mënyra të reja për të arritur atë që doni. Besojini intuitës sepse do ju udhëheqë drejt informacionit ose një personi që mund t’ju ndihmojë. Diçka e mirë duket në horizont.
Luani
Energjia e Mërkurit dhe e Jupiterit do ju inkurajojë që të shkoni drejt asaj që doni. Është më mirë të shihni mirë idetë tuaja sepse mund të gjeni disa hapësira që mund t’i përdorni. Keni mundësi për përfitime financiare nëse kërkoni mjaftueshëm dhe dini se çfarë doni.
Virgjëresha
Çfarë po ju ndalon që të promovoni reputacionin ose karrierën tuaj? Dikush sot mund t’ju pyesë për këtë dhe t’ju nxisë që t’i mendoni mirë përgjigjet. S’ka dyshim që doni të ndiqni një rrugë që ju çon më lart, por të qenët më specifikë do ju ndihmojë. Nuk është koha që gjërat e rëndësishme t’ia lini rastësisë.
Peshorja
Besojini parimeve tuaja edhe nëse të tjerët nuk i shohin gjërat si ju. Lidhja Mërkur-Jupiter tregon bukurinë e këndvështrimit tuaj unik dhe ju kujton sesi nuk mendojmë të gjithë njësoj, por s’ka problem. Kjo lidhje ju nxit që të përqafoni ide dhe praktika që ju frymëzojnë e fuqizojnë duke zgjeruar botëkuptimin tuaj për të mundurën. Besoni dhe veproni me vizionin tuaj.
Akrepi
Disa gjëra mund të ndodhin rastësisht dhe kjo është një prej atyre ditëve. Disa mund të marrin një dhuratë, ofertë ose një mundësi që s’e prisnin por do të sjellë një ndryshim pozitiv. Problemi i vetëm është mospërfitimi prej saj. Nëse konsideroni se çfarë rëndësie ka për ju, do të përfitoni dhe do të ishte e gabuar nëse s’do ta ndiqnit deri në fund.
Shigjetari
Vetëbesimi juaj mund të shkëlqejë por mos i mbivlerësoni aftësitë tuaja. Kërkoni ndihmë nëse po merreni me një projekt krijues. Bashkëpunimi do ju kursejë gabimet e mundshme. Puna në grup do shfaqë vizionin tuaj në mënyrën më të mirë dhe do ju mbajë në një zonë të sigurt.
Bricjapi
Ka disa biseda interesante që ju do t’i dëgjoni me ëndje sepse mund të mendoni për mundësi të reja. Lidhja Mërkur-Jupiter ju entuziazmon edhe nëse s’keni përvojën e duhur për atë që do të vijë. Ideja për të provuar diçka të re sfiduese mjafton që ju të përkushtoheni. Do ta shijoni procesin e të mësuarit.
Ujori
Po tundoheni që ta përdorni buxhetin tuaj për një përvojë të re dhe skena planetare është mjaft e favorshme. Zakonisht jeni praktikë, por ndonjëherë kur shpenzon më tepër mund të hapësh më shumë dyer drejt përparimit, aventurës dhe kujtimeve të reja. Gjithsesi, sigurohuni që planet tuaja përkojnë me realitetin financiar që të shmangni pendimin.
Peshqit
Mërkuri në shenjën tuaj anohet drejt Jupiterit në Binjak dhe kozmosi favorizon takimet familjare ose diçka të paplanifikuar që do të rrezatojë ngrohtësi. Është një moment fantastik për t’u afruar më shumë me të tjerët. Rrëfimet, të qeshurat dhe nostalgjia do të rregullojnë zënkat e vjetra dhe do të forcojnë lidhjet.