E premte, 21 Shkurt, 2025

Pas Trump, edhe Musk sulmon ashpër Zelensky-n: Ushqehet me kufomat e ushtarëve ukrainas!

Një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump e quajti udhëheqësin ukrainas “diktator”, Elon Musk e akuzon Volodymir Zelensky-n se nuk ka mbajtur zgjedhje.

“Duhet të jetë plotësisht e qartë se një sondazh i kontrolluar nga Zelensky për vlerësimin e miratimit të tij nuk është i besueshëm! Nëse Zelensky do të ishte vërtet i dashur nga populli i Ukrainës, ai do të mbante zgjedhje. Ai e di se do të humbiste shumë, pavarësisht se ka marrë kontrollin e të gjitha mediave ukrainase, ndaj anuloi zgjedhjet. Në fakt populli i Ukrainës e urren, prandaj ai refuzoi të mbajë zgjedhje. Unë sfidoj Zelenskin që të mbajë zgjedhje dhe ta hedhë poshtë këtë. Ai nuk do ta bëjë”, shkruan Musk.

Ai gjithashtu beson se Trump po bën gjënë e duhur duke injoruar Zelensky-n dhe duke kërkuar të arrijë një traktat paqeje, ndërsa nënvizon se lideri i Kievit “ushqehet me kufomat e ushtarëve ukrainas”.

“Presidenti Trump ka të drejtë që e injoron atë dhe zgjidh problemin e paqes, pavarësisht nga makineria e neveritshme, masive e ryshfetit që ushqehet me trupat e vdekur të ushtarëve ukrainas.” shtoi ai

Ukraina është nën ligjin ushtarak që nga fillimi i luftës, në shkurt të vitit 2022.

Zgjedhjet presidenciale ishin planifikuar për tu zhvilluar në pranverën e vitit 2024, por Kushtetuta e Ukrainës ndalon zgjedhjet parlamentare ose presidenciale gjatë gjendjes ushtarake.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit