Aq e dhënë është ajo pas Gjestit (të paktën kështu duket) sa nuk i bën përshtypje të flejë në sauna si emigrante (term i përdorur nga Gjesti), apo të shkojë e ta përndjekë kudo ai ndodhet.
Aq shumë po e bezdis një sjellje e tillë Gjestin, sa ditën e djeshme e gjithë paraditja ka shkuar me debate dhe sherre mes të dyve. Në një moment ai i thoshte Gertës se Egli nuk ka dashuri për të, por është thjesht një fiksim i kotë.
Zgjedhja e Gjestit për të fjetur me Rizartën nuk është ‘përtypur’ dot nga Egli dhe për këtë arsye mes çiftit ka tensione të mëdha.
Gjesti këmbënguli se ka qenë i sinqertë me Eglin që nga fillimi, duke i treguar gjithçka për lojën e tij.
“Nëse do të doja të luaja me ndjenja, do ta kisha bërë më herët. Nëse doja të të bëja xheloze, do ta bëja më parë”, i tha ai.
Nga ana tjetër, Egli nuk e pranoi këtë argument dhe e akuzoi për lojë strategjike: “Dil ti mirë, e unë keq. Nuk e kam problem të largohem nga këtu, bile po e kërkoj”, tha ajo.
Situata u tensionua më tej kur Gjesti, i tërbuar, i tha: “Mos më ndiq nga pas, po më luan”.
Egli iu ul në gjunjë Gjestit dhe kjo vazhdon t’i ulë edhe më ‘shumë pikë’. Dikush duhet t’i mësojë kësaj vajze se çfarë është dinjiteti! /Pamfleti